BLINDOHEN” KRERËT E SHTETIT! PS harton draftin për mbrojtjen nga SPAK-u, Manja: Ja kush janë 7 zyrtarët e lartë që nuk mund t’i pezullojë gjykata

BLINDOHEN” KRERËT E SHTETIT! PS harton draftin për mbrojtjen nga SPAK-u, Manja: Ja kush janë 7 zyrtarët e lartë që nuk mund t’i pezullojë gjykata

Një propozim për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale synon të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë që nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate.Propozimi i prezantuar nga kryetari socialist i Komiisonit të Ligjeve, Ulsi Manja, parashikon shtimin e shtatë kategorive të reja në listën e funksionarëve që përjashtohen nga kjo masë ndaluese, duke përfshirë Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Manja sqaroi se ndryshimi ligjor fokusohet tek neni 242 i Kodit, i cili aktualisht përjashton nga masa e “pezullimit nga detyra” vetëm personat e zgjedhur sipas Kodit Zgjedhor, konkretisht deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë....