Bizneset fason/ Kompensimi i qeverisë pas rritjes së pagës minimale, sa një kafe në ditë!
Bizneset fason/ Kompensimi i qeverisë pas rritjes së pagës minimale, sa një kafe në ditë!Rreth 3 javë para nisjes së aplikimeve (aplikimet nisin më 1 prill), shoqata ProEksport Albania ngre shqetësimin se kompanitë e sektorit të manifakturës, pritet të kenë përfitime minimale, nga dhënia e kompensimit prej 16.7% për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.Pas vendimit për rritjen e pagës minimale, kompensimi prej 16.7% do të përfitohet nga punëdhënësit e sektorëve të prodhimit, për çdo punonjës që prej shtatorit 2025 është paguar me rrogë 40 mijë lekë.Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kompensimi do të llogaritet mbi diferencën e rritjes së pagës minimale, pra...
Burimi:
sot.com.al