Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka zbuluar një episod nga janari i vitit 2019, në lidhje me vendimin për djegien e mandateve nga opozita, duke rrëfyer një “peng” që, sipas tij, e mban ende sot. Bylykbashi tregoi në studion e QUO VADIS, se i kishte kundërshtuar hapur kryetarit të atëhershëm të PD-së, Lulzim Basha, vendimin për djegien e mandateve parlamentare. Sipas tij, mekanizmi ligjor ishte parashikuar më herët pikërisht për të shmangur efektin e djegies së mandateve. Ai theksoi se kishte qenë bashkautor i një neni që garantonte zëvendësimin automatik të deputetëve që largoheshin nga lista. Bylykbashi shtoi se neni ishte hartuar fillimisht për të parandaluar një skenar të mundshëm nga mazhoranca e asaj kohe, por rezultoi se funksionoi edhe kur opozita vendosi të...
Burimi:
javanews.al