BIRN: U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

BIRN: U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe se tuneli i Murrizit, pjesë e aksit të njohur si Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, do të hapej për kalim normal. “Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr,” deklaroi Rama. Të nesërmen, më 14 mars, tuneli u hap për qarkullim me ceremoni dhe muzikë. Por ende pa kaluar 10 muaj, përdoruesit e rrugës filluan të dyshonin nëse tuneli kishte qenë vërtet gati për hapje. Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, e cila e përdor vazhdimisht tunelin e Murrizit për t’u kthyer në shtëpi nga...