BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Balluku, e cila njihet si një prej bashkëpunëtorëve të ngushta dhe të hershme të Ramës, mbante prej 2019 postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga 2022 edhe atë të zv.kryeministres. Pa argumentuar nevojën për ndryshime të tjera në qeveri, Rama shkarkoi gjithashtu Elisa Spiropalin nga posti i ministres së Jashtme dhe Pirro Vëngun nga Ministria e Mbrojtjes, vetëm pak muaj pas emërimit të tyre. Detyrat e Ballukut në kabinet do ndahen mes Albana Koçiut në postin e zv.kryeministes dhe Enea Karakaçit- një ish vartës i...
Burimi:
sot.com.al