Birn: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza

Birn: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojnë në mënyrë të padrejtë rritje pagash, duke iu referuar një çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, ku Shoqata e Gjyqtarëve ka ankimuar interpretimin ligjor për llogaritjen e pagave të magjistratëve. Në përgjigje ndaj sulmeve publike të kryeministrit, të mërkurën reagoi edhe Shoqata e Prokurorëve, duke kërkuar që “gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik”. Kryeministri u përfshi në polemikë me shoqatën, duke pretenduar fillimisht se ajo nuk ishte e regjistruar ligjërisht. “Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, por brenda afatit për regjistrim…”,...