BIRN: Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit
Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Më 30 dhjetor 2025, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë një shoqëri aksionare në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të marrë stafetën e ofrimit të shërbimeve të sterilizimit nga kompania koncesionare SaniService, e cila ndodhet nën sekuestro prej janarit të vitit 2024. Sipas vendimit, kompania aksionare “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”, OSHIS sh.a me kapital 100% shtetëror do të ofrojë kundrejt...
Burimi:
sot.com.al