BIRN: Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave

BIRN: Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave

Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave. Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e konsideroi ndërhyrjen ligjore urgjente për të krijuar një kuadër të qartë se si do të veprohet me këto pasuri virtuale të konfiskuara. Në fund të dhjetorit, qeveria prezantoi për konsultim publik një nismë ligjore që parashikon se menaxhimi i parasë virtuale së konfiskuar do të bëhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK. “AAPSK menaxhon monedha virtuale të sekuestruara ose të konfiskuara nga organet e...