Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, prokurori i çështjes Dritan Premçi dhe prokurorja Dorina Bejko, ndërsa e pandehura Balluku mungoi duke u përfaqësuar me avokatin Ardian Kalija Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura i thanë BIRN-it se avokati i Ballukut dhe deputetët socialistë kërkuan disa javë kohë për t’u njohur me provat e sjella nga prokuroria, ndërsa prokurorët e SPAK konsideruan si të mjaftueshme afatin...