BIRN: Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut, po zvarrit procesin

BIRN: Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut, po zvarrit procesin

Konferenca e Kryetarëve u përfshi nga debate politike të enjten, pasi përfaqësues të Partisë Demokratike akuzuan kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për shkelje të Rregullores së Kuvendit duke zvarritur procedurën e vendimmarrjes për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën. Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien e autorizimit Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata...