Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë
Prej kohësh Dubai ishte kthyer në strehën e personazheve të botës së krimit të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Duke shfrytëzuar mungesën e një marrëveshjeje ekstradimi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të shumëkërkuarit qëndronin të sigurt në Dubai për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Me kalimin e kohës ky fenomen u kthye në mit për krimin. Por tashmë ky mit nuk ekziston më dhe Dubai nuk është një strehë e sigurt për krimin, pasi nga atje në total janë ekstraduar 15 shtetas shqiptarë. Shenja e parë që Dubai po “thyhej” u dha më 13 mars 2024 kur u ekstradua Bruno Çobo, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për “Mashtrim Kompjuterik”. Një muaj më pas u realizua edhe ekstradimi i dytë i...
Burimi:
javanews.al