Betimi i shtatë ministrave të rinj, Berisha: Ceremoni qesharake
Shtatë ministrat e rinj u betuan sot para Presidentit Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave. Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, e quajti ceremoninë si ‘qesharake në 35 vitet e fundit’. “Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent, në vazhdim. Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar, kanë firmat e tyre e mëdha korruptive të vendit, në fushën e infrastrukturës, në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera. Sot, më shumë se kurrë, Bajrami...
Burimi:
opinion.al