‘Beteja jonë do përfshijë të gjithë Shqipërinë’/ Berisha: Demonstratë e fuqishme…
Kreu i PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat, foli për protestën e mbajtur një natë më parë në Tiranë. Berisha theksoi se shqiptarët treguan se janë të pamposhtur nga narkodiktatura e Ramës. Gjithashtu nënvizoi se protesta ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. “22 mars dita e parë e demokracisë me demonstratën e fuqishme, shqiptarët dje treguan se janë të pamposhtur nga kjo narko-diktaturë. Kurrë ndonjëherë kryengritja nuk ka qenë më e fuqishme se dje në rrugët e Tiranës. Beteja jonë do njohë vetëm ngjitje dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do e jetë e pandërprerë deri në largimin e kësaj organizate me në krye Edi Ramën”, tha mes të tjerash Berisha.
Burimi:
ntv.al