Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

Në një kur kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri teknike, Partia Demokratike fillimisht pritet t’i nënshtrohet proceseve të brendshme zgjedhore, që nisin këtë janar.  23 degët pa kryetarë, që për arsye të ndryshme kanë dhënë dorëheqjen dhe që drejtohen përkohësisht nga kryetarë të komanduar, duhet të zhvillojnë zgjedhje brenda 31 janarit. Sipas udhëzimit që demokratët e kanë miratuar në fund të vitit të shkuar “pas miratimit të kandidaturave nga ana e Kryesisë Qendrore, kryesitë e degëve organizojnë takimet e kandidatëve me anëtarësinë, strukturat drejtuese të degës dhe të kenë shpalosur platformën e tyre.”  Më pas, zgjedhjet do të zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë”.  PD ende nuk i ka caktuar datat për zgjedhjet në këto 23 degë, por pas tyre duhet...