Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT
Sali Berisha ka rënë sërish pre e “qytetarit dixhital”, një figurë që ai vetë e ka shpikur dhe promovuar prej vitesh si burim denoncimesh publike. Kësaj here, në faqen e tij është publikuar një tekst që pretendohet si denoncim alarmant për Shkolla Profesionale Kristo Isak në Berat, por që, në thelb, nuk përmban asnjë fakt konkret, asnjë të dhënë të verifikueshme, asnjë emër të denoncuar apo problematik të qartë që ngrihet si shqetësim. Karakteristika kryesore e këtij “denoncimi” është gjuha e tij: e përgjithshme, abstrakte, e ndërtuar me fraza të gjata, të përsëritshme dhe me tone morale universale, tipare që përputhen qartësisht me një tekst të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe të pa redaktuar nga dorë njerëzore dhe që, në thelb, s’thotë asgjë. Denoncimi flet...
Burimi:
javanews.al