BERISHEN E DETYROVA UNE TE PROTESTONTE
Ervin Salianji tha për Real Story se opozita duhet të ketë epërsi morale ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo arrihet vetëm duke qenë ndryshe nga kryeministri Rama. Sipas tij, nëse Berisha ndihet i sigurt për mbështetjen që ka, duhet të lejojë hapjen e listës së anëtarëve, pasi e vetmja mënyrë për t’u sfiduar është vota. Salianji theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike dhe se nuk ka asnjë problem me kolegët e tij. Ai shtoi se në PD kanë nisur të ndodhin disa ndryshime dhe se këto lëvizje kanë sjellë protesta para qeverisë. “Opozita duhet të ketë epërsi morale mbi qeverinë, ne e kërkojmë këtë duke qenë ndryshe nga Rama. Në Himarë isha para një jave, ku u përjashtua e tërë...
Burimi:
ntv.al