Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me mbështetësit demokratë në Manëz, në kuadër të turit të tij të quajtur “Foltoret”. Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje demokratëve për qëndresë të vazhdueshme përmes protestave paqësore, duke theksuar se opozita do të përdorë vetëm mjete demokratike për të arritur largimin e qeverisë. “Ne e nisëm betejën tonë në parlament dhe ju siguroj se opozitën e keni të vërtetë. Ne nuk jemi parti e dhunës. Rruga jonë është qëndresa paqësore dhe sheshet”, u shpreh Berisha. Ai solli shembuj nga historia e Partisë Demokratike, duke përmendur vitet 1991, 1997 dhe 2005, për të theksuar se, sipas tij, përmbysjet politike janë arritur përmes votës dhe rezistencës paqësore. Berisha u ndal edhe te...