Berisha zbulon episodin: Peleshi iku dhe nuk mori asnjë demokrat në vizitën në Gjermani!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një episod që sipas tij ka ndodhur pak ditë më parë, duke përfshirë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë një vizite zyrtare në Gjermani. Nga foltorja e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë në Tiranë, Berisha deklaroi se Peleshi kishte planifikuar një udhëtim për të takuar homologun e tij gjerman, ku sipas procedurave parlamentare duhet të merrnin pjesë edhe deputetë nga opozita dhe parti të tjera. Sipas Berishës, situata ndryshoi pasi ai u kishte kërkuar deputetëve demokratë që, në këtë takim, të paraqisnin para autoriteteve gjermane mënyrën se si, sipas tij, drejtohet Parlamenti në Shqipëri. “Vetëm fakti që unë u kërkova deputetëve tanë të paraqisnin të vërtetën për drejtimin e Parlamentit, bëri që ai të nisej në udhëtim...
Burimi:
ntv.al