Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE

Kryedemokrati Sali Berisha do të vizitojë Brukselin në kuadër të 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane (EPP), ku do të marrë pjesë si i ftuar. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me drejtues dhe përfaqësues të partive aleate të djathta në Europë, për rritjen e bashkëpunimit politik dhe koordinimit për sfidat e ardhshme të së djathtës. Berisha do të pritet zyrtarisht nga kryeparlamentari belg në ambientet e Parlamentit. Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike: Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane (EPP). Gjatë qëndrimit në kryeqytetin belg, Berisha pritet të zhvillojë një agjendë intensive takimesh...