Berisha vijon t’i lërë mesazhe Altin Dumanit në SPAK: Je një armik i egër i pluralizmit dhe Kushtetutës

Berisha vijon t’i lërë mesazhe Altin Dumanit në SPAK: Je një armik i egër i pluralizmit dhe Kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Njësoj si herët e tjera, Berisha i la një mesazh Altin Dumanit, i cili tashmë prej një muaji nuk është më në krye të kësaj Prokurorie. Berisha: Altin Troplinit, Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra. Krimet antikushtetuese elektorale të dëshmojnë se je një armik i egër i pluralizmit, Kushtetutës dhe ligjit. Ky ishte dedikasa që i lashë unë sot për Altin Troplinin. Më 22 dhjetor, Altin Dumani i dorëzoi detyrën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Klodjan Braho u zgjodh kryeprokuror i posaçëm më 11 dhjetor me 7 vota nga 11 të anëtarët...