Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai deklaroi para gazetarëve se ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani kishte urdhëruar hetim 30-vjeçar të tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “…mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon por nuk harron. Kush e do nga ju këtë? (tregon një letër). Tani këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini, për të gjitha 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij edhe 4 vite para lindjes së tyre, dërguar çdo institucioni pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës që tha që SKAPI duhet të...