Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, u ndal te zgjedhjet në Shqipëri duke pretenduar se ato po shkatërrohen nga qeveria. Ai akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar “drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike”, duke përmendur deputetë, sipas tij, të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë. “Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë”, tha...