Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për manipulim të një çështjeje penale, duke pretenduar se Irena Gjoka është shpallur e pafajshme në mënyrë të padrejtë. Sipas Berishës, ajo ka falsifikuar dokumente dhe kombësinë, duke u paraqitur si minoritare në Greqi, ku sipas tij është dënuar edhe nga gjykata. Ai pretendon se çështja ndaj saj është hapur pa emër për të shmangur pasojat ligjore dhe më pas është mbyllur me emër. Berisha akuzoi gjithashtu se vendimmarrja është ndikuar politikisht dhe e cilësoi këtë një rast unik në historinë e drejtësisë. Pjesë nga deklarata e Berishës Sot thashë se Dumani merr edhe mbiemrin Maneku sepse në një akt më të turpshëm, në një akt flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi...