“Berisha ‘vijë të kuqe’, hetimeve për familjen e tij”/ Gjikondi: Pasuritë e tij, djalit dhe vajzës janë në sitë të…
Sali Berisha nuk u shfaq i shqetësuar për hetimet lidhur me fondet që u përdorën për lëvizjen që e riktheu në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë furnizuar SPAK-un dhe kreun e tij, Altin Dumani, me listën e bizneseve që e kanë mbështetur financiarisht. Megjithatë, Berisha vendosi një “vijë të kuqe”, duke deklaruar se SPAK nuk duhet të guxojë të shkojë më tej tek hetimet e pasurive të fëmijëve të tij. E ftuar në një emision televiziv, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se hetimi i pasurisë është pjesë e dosjes “Partizani” dhe se organet e drejtësisë kanë marrë indicie konkrete. Sipas saj, pasuritë e Berishës, të vajzës dhe të djalit të tij po kalohen në “sitë” nga prokuroria....
Burimi:
sot.com.al