Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha uron Vitin e Ri 2026 me kritika të forta ndaj qeverisë dhe thirrje për mobilizim qytetar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026 drejtuar të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, duke e shoqëruar atë me një analizë kritike të situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend. Në videomesazhin e tij të fundvitit, Berisha sulmoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilësoi vitin 2026 si një vit shprese, bashkimi dhe mobilizimi qytetar për ndryshim. Mesazhi i Berishës: Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë!Sonte ne presim vitin e ri 2026!Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale,Gëzuar vitin e ri 2026.Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë...