Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit
Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha nuk harroi të uronte ish-presidentin Ilir Meta në 57-vjetorin e ditëlindjes së tij. Duke e cilësuar Ilir Metën të burgosur politik, Berisha akuzon Ramën se ka urdhëruar intimidimin e kreut të PL-së në qeli. Sipas tij Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës i dërgonte kriminelë në qeli për t’i shpuar shishet e ujit. “U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit. Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për...
Burimi:
javanews.al