Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste. Teksa theksoi se kjo festë sjell shpresë dhe frymëzim , kryedemokrati shtoi se në Ditën e Verës të vitit të ardhshëm shpreson që t’ia lënë të keqen dimrit, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe ish vartësja e tij, Belinda Balluku nuk kanë të ardhme. “Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi. Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se...