Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha ultimatum Edi Ramës: Dorëheqja kusht i kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen
Protesta që pritet të mbahet në datën 22 dhjetor, është cilësuar si një ultimatum për të larguar kryeministrin Edi Rama nga Sali Berisha. Në një bashkëbisedim me qytetarët online, kryedemokrati ftoi qytetarët që t’i bashkohen. “Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton”, tha Berisha. Tubimin e së hënës, Berisha e cilësoi vetëm sinjalin e parë duke paralajmëruar dhe lëvizje të tjera. “Kemi të drejtë të ndërmarrim çdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti. Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. A do shkojmë ne drejt saj. Absolutisht po. Ne jemi në një...