‘Berisha t’u kthehet premtimeve të 2021’, Kalaja: Mora kosto se ngrita zërin, koha më vërtetoi vendimet e gabuara të PD
Ish-kandidatja për postin e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja, ka reaguar pas betimit të Endri Shabanit në Parlament në këtë funksion, duke deklaruar se procesi i përzgjedhjes ka qenë i paligjshëm dhe se do ta ndjekë çështjen në rrugë penale dhe kushtetuese. E ftuar në njëstudio televizive, Kalaja u shpreh se, pavarësisht moszgjedhjes së saj, ajo e ka ushtruar dhe do ta ushtrojë “de-facto” misionin e mbrojtjes së qytetarëve. Sipas saj, tashmë është e provuar se “Shqipërinë e drejton një organizatë kriminale”, ndërsa paralajmëroi se në vijim do të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë çështje. Kalaja theksoi se qëndrimi i saj në garë ka qenë i qartë dhe se, sipas saj, Partia Demokratike ka zbatuar ligjin, ndërsa Partia Socialiste e ka shkelur atë...