Berisha tregon pse nuk u takua me McAllister-in

Berisha tregon pse nuk u takua me McAllister-in

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit që zhvilloi dje në Tiranë.  I pyetur nga gazetarët pse nuk pati një takim me McAllisterin, Berisha u përgjigj duke thënë se pati një takim me koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore, pasi kryetari ka një përfaqësi tjetër. “Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare. Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe...