Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit në Tiranë. I pyetur nga gazetarët Berisha tha se ka takuar koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore pasi kryetari ka një përfaqësi tjetër. “Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare. Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe socialistë, etj. Ikën jashtëzakonisht të ndriçuar”, tha Berisha. I pyetur për deklaratën e McAllister se...