Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars, t’i japim përgjigjen e merituar organizatës kriminale të Edi Ramës!

Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars, t’i japim përgjigjen e merituar organizatës kriminale të Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në Tiranë më 22 mars, në ditën e protestës së radhës kombëtare. Kryedemokrati theksoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen e merituar qeverisë së Ramës. “Ndaj edhe 22 marsi fton çdo qytetar shqiptar që të vërshojë drejt Tiranës për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Rama, që ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm me fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Së dyti, jemi në një situatë kritike në parlament, por ne përsëri duhet të instensifikojmë të gjithë kërkesat tona, sugjerimet, amendamentet tona në mbrojtje të interesit publik. Ata kanë gjetur një mënyrë të mbyllin parlamentin çdo 15 minuta. “, tha...