Berisha thirrje protestuesve: Sulmoni dhe zhvishini të gjitha ‘maskat’ në protestë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e opozitës, duke zbuluar detaje nga një takim me një delegacion të Parlamentit Europian që vizitoi Shqipërinë. Berisha tha se gjatë bisedës pati pretendime se opozita kishte probleme me integrimin europian, por sipas tij, kryetari i delegacionit i dha “përgjigjen e merituar”, duke theksuar se Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj janë partnerë të besuar. Teksa iu përgjigjej qytetarëve në ‘Facebook’, Berisha akuzoi mazhorancën për organizim dhe provokime ndaj protestuesve, duke pretenduar se në protestë janë përdorur persona të infiltruar dhe patronazhistë civilë për të ndjekur demokratët. Berisha theksoi se protesta e opozitës është paqësore, por paralajmëroi se personat që, sipas tij, shkojnë për të provokuar do të përballen me reagimin e protestuesve. “Më...
Burimi:
sot.com.al