Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës bëri thirrje për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare. “Nga viti 1990–2026 lindjet janë ulur në 74%. Vjetërsimi i popullatës është bërë me ritme 300% më të mëdha sesa në Europë. Sipas të gjitha përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh”, paralajmëroi lideri i opozitës. Berisha denoncoi atë që ai e quajti “mburojë ligjore për vjedhjet”, një praktikë e paprecedentë ku Kryeministri përdor ligjin për të mbrojtur korrupsionin galopant. Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë këtë model dhe është i përgatitur të kthejë në “pikën zero” procesin e integrimit të Shqipërisë. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që ta shohin këtë...