Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Nga Foltorja e radhës këtë të hënë para Kryeministrisë, Berisha denoncoi PS se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve refuzuan të votonin pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Berisha tha se ky qëndrim i mazhorancës bie në kundërshtim me Kushtetutën. Ai lajmëroi se ditën e shtunë, 28 shkurt, qytetarët do të protestojnë për arrestimin e Ramës dhe Ballukut, pasi vetëm qytetarët do ta rrëzojnë qeverinë. Sali Berisha: Sot prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre. dhe sot hajdutët përsëri kundër qëndrimit të deputetëve të opozitës, tha abstenoj. Po mirë I thanë 5 me 4 dhe komisioni kërkon heqjen e imunitetit. Pas pak minutash, Taulant Balla thotë jo, ne nuk jemi dakord...
Burimi:
ntv.al