Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për mediet sot në 7 prill, foli sërish për çmimin e rritur të naftës. Ai tha se duhet që urgjentisht të përgjysmohen taksat mbi karburantet. “Në këtë kuadër, është e domosdoshme së pari dhe njëherë përgjysmimi i ngarkesës fiskale, ose ulja e ngarkesës fiskale për litrin e naftës në nivelin e vendeve përreth, në nivelin që e ka sot Maqedonia dhe Kosova, nivel që është pothuajse 50 përqind më i ulët se sa në Shqipëri. Çdo manovër tjetër është absolutisht inefikase dhe është totalisht në favor të arkës së qeverisë. Gjer sot qeveria nuk ka asnjë ulje sepse ka vendosur nivelin 220, por problemi është se nga rritja e çmimit të naftës nga 170 në 220, qeveria...
Burimi:
javanews.al