Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sot ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato se po mashtron me qëndrimet e tij në Bruksel lidhur me opozitën shqiptare. Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se Gonzato e ka raportuar hetimin në AKSHI si problem kulturor në Shqipëri. “Çfarë do që të bëjmë ne, ambasadori i BE-së në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Ramës në Bruksel. Unë duke shprehur keqardhjen time më të thellë, iu bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamentet e vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse. Të shpallësh AKSHI-n problem kulturor në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që iu bën...