Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër platformën E-Albania, duke e quajtur “Ergys Agasi Albania” dhe duke e krahasuar me “postën e Hazirit” për funksionimin e dobët dhe mos-ofrimin e shërbimeve për qytetarët. “Qytete të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet që përbëjnë krenarinë e funksioneve të tyre. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se aty ka magazinat e arkivës së Edi Ramës,” tha Berisha. Ai shtoi se E-Albania nuk është funksionale dhe nuk u shërben qytetarëve, veçanërisht në zonat malore si Pogon, Valbonë apo Theth, ku interneti nuk funksionon mirë. “E-Albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania… është posta e Hazirit,” tha Berisha, duke treguar historinë...