Berisha sulmon Bashën: Një kryetar që ju i dhatë besimin, natën bënte pazare me Ramën

Berisha sulmon Bashën: Një kryetar që ju i dhatë besimin, natën bënte pazare me Ramën

Nga Lezha, duke kujtuar betejat e opozitës në luftën për ekzistencë, Berisha tha se Edi Rama minoi nga brenda PD, duke u mbështetur nga kryetari i PD, i zgjedhur të udhëheqë demokratët, pas tërheqjes së tij nga politika, Lulzim Basha. Berisha sulmoi Bashën që sipas tij, tradhëtoi besimin e demokratëve pasi ditën ishte me ta ndërsa natën me Edi Ramën duke ndarë paratë dhe pazaret. “Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë.     Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD. Beteja juaj...