Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar në një dalje për mediat strategjinë e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Ai deklaroi se opozita do të vijojë betejën e saj dhe protestat kombëtare deri në rikthimin e dinjitetit të qytetarëve dhe shpëtimin e vendit. “Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur”, deklaroi ai.