Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha “spiunon” Sekretariatin e Etikës, çfarë po ndodh në mbledhje
Sekretariati i Etikës është mbledhur këtë të martë për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD nga punimet e Kuvendit, për shkak të incidenteve të shkaktuara të enjten e kaluar në seancën plenare. Por teksa është duke u diskutuar përjashtimi i deputetëve, kreu i PD Sali Berisha po bën “spiunin” brenda mbledhjes, duke u futur live në Facebook. Nga pamjet, dallohet qartë që telefoni i kreut të PD po mbahet fshehurazi, ndërsa demokratët po kundërshtojnë përjashtimin e tyre. Diskutimet po vijojnë mes socialistëve dhe demokratëve, teksa shohin pamjet filmike të seancës plenare dhe po i komentojnë nëse ka shkelje të rregullores apo jo. Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore: Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare...