Berisha “spiunoi” Etikën në Facebook, Bardhi: Mbledhja është me dyer të mbyllura! Manja merr vendimin

Berisha “spiunoi” Etikën në Facebook, Bardhi: Mbledhja është me dyer të mbyllura! Manja merr vendimin

Kreu i PD Sali Berisha, në shkelje të rregullores, është futur live në Facebook, teksa ka qenë duke u zhvilluar mbledhja e Sekretariatit të Etikës, për të shqyrtyar kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve të PD nga punimet e seancës plenare. Pas shqyrtimit të pamjeve filmike, PS u tërhoq nga masa ndëshkimore për 19 deputetët që mund të ndëshkoheshin me 10 ditë. Në “fuqi” pritet që të mbahet masë ndëshkuese për 10 deputetët e tjerë të cilët mund të përjashtohen me 30 dhe 60 ditë. Por sapo socialistër konstatojnë faktin që mbledhja u bë publike, Ulsi Manja, ka kërkuar ndërprerjen e seancës. Edhe pse demokratët ishin të vetëdijshëm që mbledhja duhet të zhvillohej me dyer të mbyllura, sërisha ata nuk tërhiqen nga veprimi i...