Berisha: Sot firmosim fundin e Ramës, molotovët në protestë i hedh policia jo Partia Demokratike
Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri apel të gjithë qytetarëve të bashkohen sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër kryeministrit Edi Rama. Duke hequr paralele me 20 shkurtin e vitit 1991, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha ftoi qytetarët të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. “Ftesa ime për mbarë shqiptarët, në një uragan të fuqishëm që Tirana nuk e ka parë nga viti 1991, të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes sonë”, tha Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj edhe policisë, e cila sot sqaroi se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimit për...
Burimi:
vizionplus.tv