“Berisha s’ka fituar ndonjë betejë politike”/ Analisti: Partitë në Shqipëri janë personale, ky është fakt

“Berisha s’ka fituar ndonjë betejë politike”/ Analisti: Partitë në Shqipëri janë personale, ky është fakt

I ftuar në nje studio televizive analisti Ervis Iljazaj komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te zhvillimet në kampin opozitar dhe te drejtimi i Partisë Demokratike. Sipas Iljazajt, debati për demokracinë e brendshme në parti është i pakuptimtë, pasi partitë politike në Shqipëri funksionojnë kryesisht si struktura personale të liderëve. Ai theksoi se diskutimet për statutin apo për zgjedhjet e brendshme janë hipokrite, pasi në praktikë kryetarët e partive kanë kontroll të plotë. Analisti u shpreh se llogaria kryesore që duhet t’i kërkohet sot kreut të opozitës Sali Berisha është aftësia për ta rikthyer Partinë Demokratike në pushtet. “Shiko, unë mendoj që ne duhet t’i japim fund këtyre diskutimeve hipokrite. Diskutimi hipokrit është ky, aty duhet një nen në statut, një ndryshim...