“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

Hetimi nga SPAK për fondet e Kuvendit të Rithemelimit, që parapriu kthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike, ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga Gazmend Bardhi në fund të 2021 në Prokurorinë e Posaçme. Në këtë kallëzim, ish-sekretari i përgjithshëm i PD paditi Këlliçin, Vokshin dhe Spahon si organizatore të Kuvendit. Një ditë më parë Belind Këlliçi u pyet në SPAK për origjinën e parave dhe faturat, ndërsa sot u thirr anëtari i kryesisë Indrit Hoxha. Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke adresuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se PD ka qenë një bezdi e vazhdueshme për shoqërinë shqiptare. Sipas tij, Partia Demokratike përfaqëson një grupim...