Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon në selinë blu, takimin “Bursa Rama e Naftës-10 abuzime, 1 zgjidhje”, me Departamentet e Burimeve Natyrore, Ekonomisë, Financave, Bujqësisë dhe Çështjeve Sociale. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi ynë ka çmimin më të lartë të naftës në botë. “Çmimi i naftës për qytetarët shqiptar është më i lartë se në çdo vend të Europës dhe të botës. Pra nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit.”, tha kryedemokrati. Ai shtoi se asnjë vend tjetër nuk ka “një ngarkesë të çmendur fiskale siç e ka Shqipëria.” Mes të tjerash, Berisha theksoi rëndësinë e çmimit të naftës për ekonominë shqiptare, duke e lidhur atë me të gjitha sektorët dhe jetën e përditshme të qytetarëve....
Burimi:
javanews.al