Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit… Vendi nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit… Vendi nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para Kryeministrisë, aty ku po mban ‘Foltoren’ e çdo të hënë.  Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve t’i bashkohen në protestën e 24 janarit, duke u shprehur se ‘ditën do e bëjnë natë’.  “Të dashur miq, kjo protestë e kësaj javë ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë, zemërimin dhe guximin e shqiptarëve. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që po iu bëhet shqiptarëve. Miq ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje, shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre,...