Berisha shpërthen: Rama po bën grusht shteti për të shpëtuar Ballukun

Berisha shpërthen: Rama po bën grusht shteti për të shpëtuar Ballukun

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës edhe pas seancës parlamentare, duke deklaruar për mediat jashtë Kuvendit se bllokimi i punës së prokurorisë për arrestimin e Belinda Ballukut mbetet çështja e vetme në rendin e ditës për opozitën. Sipas Berishës, çdo përpjekje e mazhorancës për të zhvendosur vëmendjen nga kjo çështje është manipulim i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama. “Nuk mund të kemi gjë tjetër në rend dite veç grushtit të shtetit që po bën Edi Rama. Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ne jemi në komision. Nëse duan të na përjashtojnë, le ta bëjnë”, deklaroi Berisha. Ai mohoi pretendimet se opozita nuk po merr pjesë në punimet e komisioneve parlamentare, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të...