Berisha shpërthen në PD: Asnjë keqardhje për ata që shkuan me Ramën

Berisha shpërthen në PD: Asnjë keqardhje për ata që shkuan me Ramën

Gjatë takimit të mbajtur këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje duke thënë se duhet bërë çdo gjë për ripërtëritjen e PD. Duke iu referuar ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve të PD që morën poste në administratë, Berisha u tha demokratëve: nuk kemi keqardhje për ta! “Pse i them këto? I them këto për të kuptuar secili prej nesh vështirësitë që kemi përpara, objektivin që kemi përpara dhe realizimin e tij. Realizimi i këtij objektivi kërkon veprimtari të gjithanshme tonën. Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e pamëshirë. Na fton ne të bëjmë gjithçka, të shtojmë radhët tona....