‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

Në emisionin Frontline me Marsela Karapanço në Report TV, vëmendja u përqendrua te konferenca vjetore e fundvitit e kryeministrit Edi Rama, ku ai bëri një bilanc të arritjeve të qeverisë dhe dha përgjigje për disa çështje që kanë dominuar skenën politike në vend gjatë vitit 2025.   Analiza në studio u fokusua edhe tek raporti i qeverisë me drejtësinë dhe SPAK. I ftuar në studio, analisti Ilir Demalia tha se Rama shfaqi forcë në komunikim dhe retorikë dhe ka të drejtë kur flet për median si “tenxhere me presion”, pasi perceptimi i një grabitjeje masive në Shqipëri është krijuar pa pasur gjithmonë fakte konkrete.  Analisti theksoi se korrupsioni mbetet një “gangrenë” për vendin,por sipas tij, po luftohet.   “Padyshim korrupsioni është gangrenë për Shqipërinë, por Rama kapi një gjë thelbësore: pjesa më e madhe e mazhorancës të hetuar apo arrestuar nën akuzën e korrupsionit, janë nga mandati i parë dhe I dytë, dhe...